Nuk ka bindur Real Madridin, Takefusa Kubo afër transferimit te klubit tjetër spanjoll

  • S.A /
  • 16 July 2022 - 13:01
Nuk ka bindur Real Madridin, Takefusa Kubo afër transferimit te klubit tjetër spanjoll

Real Madridi ka vendosur për shitjen e Takefusa Kubos. Sulmuesi japonez nënshkroi për Real Madridin në vitin 2019, por ai nuk ka arritur të bëjë asnjë paraqitje për skuadrën e parë.

Kubo këtë periudhë e kaloi si i huazuar te Mallorca, Villarreali e Getafe.

Pasi ka përjetuar katër periudha huazimi, 21-vjeçari do të largohet përfundimisht këtë verë nga Real Madridi me një marrëveshje të përhershme.

Sipas “Marca”, Real Sociedadi tani është afër transferimit të Kubos, pasi fillimisht refuzuar mundësinë për huazimin e tij.

Klubi bask thuhet se është i gatshëm për t’i ofruar japonezit kontratë 5-vjeçare.

Në anën tjetër, ish-sulmuesi i Tokyos thuhet se është tërhequr nga shansi për të luajtur në Ligën e Evropës në sezonin e ardhshëm.

Takefusa Kubo shënoi dy gola dhe kontribuoi me tre asistime në 30 paraqitje për Mallorcan në sezonin e fundit. 

(Kosova Sot Online )