Nabil Fekir i ofrohet Milanit, por klubi italian nuk pajtohet me çmimin e kërkuar nga Real Betisi

  • S.A /
  • 16 July 2022 - 15:10
Nabil Fekir i ofrohet Milanit, por klubi italian nuk pajtohet me çmimin e kërkuar nga Real Betisi

Milanit raportohet se i është ofruar mundësia për të transferuar Nabil Fekirin. Pavarësisht se është një nga futbollistët kyç te Real Betisi, mesfushori francez është i lidhur me një largim nga skuadra spanjolle. “Calciomercato” ka bërë të ditur se ndërmjetësuesit kanë kontaktuar Milanin për t’ia ofruar mundësinë që të nënshkruajnë me Fekirin.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara thuhet se e pëlqejnë lojtarin, por nuk janë të gatshëm të hapin tani bisedimet me Real Betisin për transferimin e tij, shkaku i çmimit. Klubi spanjoll thuhet se ia ka caktuar 28-vjeçarin çmimin prej 35 milionë eurosh, që konsiderohet shumë i lartë nga “Rossonerët”. Objektivi kryesor i Milanit për mesfushë mbetet mesfushori i Club Brugge, Charles De Ketelaere. 

(Kosova Sot Online )