Dior Zabërgja, përforcimi i radhës i Dukagjinit

  • S.A /
  • 16 July 2022 - 14:02
Dior Zabërgja, përforcimi i radhës i Dukagjinit

Dior Zabërgja është përforcimi i radhës për skuadrën e drejtuar nga Armend Dallku. Mesfushori vushtrrias është zyrtarizuar këtë të shtunë te KF Dukagjini. 27-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e Vushtrrisë, teksa më herët ka luajtur edhe te Arbëria e Gjilani. Dior Zabërgja është përforcimi i tretë zyrtar deri më tani.

Dukagjini të premten zyrtarizoi transferimin e Egzon Qerimit, si dhe rikthimin e Mhill Grabanicës. Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini:

“Mesfushori qendror, me një përvojë të madhe në futbollin kosovarë ka arritur marrëveshje me skuadrën tonë. Diori sezonin e kaluar ishte pjesë e Vushtrrisë, ndërkohë në të kaluarën në Superligen e Kosovës është paraqitur edhe te klubi i Arbërisë dhe ai i Gjilanit.  Mirësevjen DIOR, na priftë e mbara!”.

(Kosova Sot Online )