Zbulohet paga e Robert Lewandowskit te Barcelona

  • A.P /
  • 17 July 2022 - 12:49
Zbulohet paga e Robert Lewandowskit te Barcelona

Me pagën më të lartë në Bundesligë, Robert Lewandowski sapo është larguar nga Bayern Munich për t'iu bashkuar Barcelonës. Një ndryshim destinacioni i cili luan me pagën e sulmuesit 33-vjeçar polak, sipas asaj që raporton "AS".

Në Mynih, Lewandowski merrte afro 24 milionë euro bruto, duke përfshirë 12 milionë euro neto. Në Katalonjë, polakut i duhet të sakrifikojë një pjesë të kësaj rroge, teksa ai do të marrë vetëm  9 milionë në vit te Barça sipas të përditshmes spanjolle.

(Kosova Sot Online)