Bad News Eagles e zhvillon sot ndeshjen e radhës

  • A.P /
  • 17 July 2022 - 14:56
 Bad News Eagles e zhvillon sot ndeshjen e radhës

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles e zhvillon sot ndeshjen e radhës në ESL Challenger League.

Ata do të përballen me ekipin Dynamo Eclot me fillim nga ora 15:00.

Ekipi nga Kosova e humbi ndeshjen e parë të zhvilluar të premten ndaj ekipit forZe me rezultat 2:0 në map-a.

Kujtojmë se në atë ndeshje mungoi lojtari rigoN dhe në vend të tij luajti trajneri i ekipit Klesti “stikle” Kola.

Ndërsa sot, rigoN është rikthyer dhe pritet një fitore e Bad News Eagles.

(Kosova Sot Online)