Dortmundi po e konsideron transferimin e Suarezit

  • S.A /
  • 22 July 2022 - 10:00
Dortmundi po e konsideron transferimin e Suarezit

Borussia Dortmundi është duke e konsideruar mundësinë e transferimit të Luis Suarezit.

Sulmuesi uruguaian, përmes menaxherëve të tij i është ofruar klubit gjerman.

Lajmin e ka bërë të ditur “Sky Germany”.

35 vjeçari aktualisht është lojtar i lirë pasi e mbylli eksperiencën me Atletico Madridin.

Suarez dëshiron të luajë ende në nivele të larta në futbollin evropian, pasi e bëri këtë me Ajaxin, Liverpoolin, Barcelonën dhe në fund me Atleticon.

Ai po ashtu lidhet me kalimin e mundshëm në ndonjë klub të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose të Amerikës Latine, nëse nuk e gjen ndonjë angazhim në Evropë.

Suarez ka qenë njëri prej sulmuesve më të mirë në botë në dekadën e fundit. 

(Kosova Sot Online )