Barcelona merr edhe një ‘infuzion financiar’, shet një pjesë tjetër prej 15 për qind të të drejtave të transmetimit

  • S.A /
  • 22 July 2022 - 11:17
Barcelona merr edhe një ‘infuzion financiar’, shet një pjesë tjetër prej 15 për qind të të drejtave të transmetimit

Barcelona ka aktivizuar levën e dytë financiare pasi ka shitur edhe një pjesë të të drejtave të transferimit për ndeshjet në La Liga. Klubi katalanas ka arritur një marrëveshje me firmën amerikane Sixth Street News për shitjen e 15 për qind shtesë të të drejtave të tyre të transmetimit në La Liga. Në total, kjo do të thotë se kompania Sixth Street News ka fituar 25 për qind të të drejtave të transmetimit të Barcelonës në La Liga për 25 vitet e ardhshme.  Është një lajm i madh sepse do të thotë që Barcelona do të marrë një injeksion të konsiderueshëm kapitali që do t’i mundësojë të vazhdojnë të forcojnë skuadrën e tyre përpara sezonit 2022/23.

Blaugranët shiten në fillim 10 për qind të të drejtave televizive për plot 257 milionë euro, ndërsa shitja e 15 për qind tjera ka të ngjarë t’ua shtojë kapitalin edhe për rreth 400 milionë euro.

Klubi katalanas përfundoi 13 pikë pas Real Madridit në La Liga vitin e kaluar dhe është i prirur të plotësojë atë diferencë, si dhe të sfidojë për trofe në Evropë.

Të bësh këtë do të thotë të forcohesh në afatin kalimtar të verës, dhe Barcelona me siguri e ka bërë këtë. Ata kanë sjellë tashmë Franck Kessie, Andreas Christensen, Raphinha dhe Robert Leëandoëski, si dhe kanë rinovuar me Ousmane Dembele.

Prioriteti i tyre i ardhshëm është të forcojnë mbrojtjen e tyre me një qendërmbrojtës dhe dy mbrojtës të krahut që thuhet se janë në listën e blerjeve. 

(Kosova Sot Online )