Ekipi i Kosovës mbërrin në Sllovaki, atje ku nesër fillon Festivali Veror Olimpik Evropian për të Rinj

  • S.A /
  • 23 July 2022 - 09:43
Ekipi i Kosovës mbërrin në Sllovaki, atje ku nesër fillon Festivali Veror Olimpik Evropian për të Rinj

Ekipi i të rinjve të Kosovës ka mbërritur në mëngjesin e së shtunës në Banska Bystrica të Sllovakisë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se ekipi ka mbërritur pas një udhëtimi prej 16 orësh.

Në Sllovaki, nesër do të hapet Festivali Veror Olimpik Evropian për të Rinj “Banska Bystrica 2022”.

Ekipi i Kosovës u prit nga shefi i misionit, Jeton Rudari, ndërsa vendosja u bë në konviktin e studentëve, aty ku është paraparë të akomodohet delegacioni ynë.

(Kosova Sot Online )