Tuchel thotë se nuk e dëshiron largimin e Azpilicuetas, synon që të bllokojë transferimin e tij te Barcelona

  • S.A /
  • 23 July 2022 - 12:53
Tuchel thotë se nuk e dëshiron largimin e Azpilicuetas, synon që të bllokojë transferimin e tij te Barcelona

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka ngritur mundësinë e bllokimit të transferimit të Cesar Azpilicuetas te Barcelona, ​​pavarësisht dëshirës së lojtarit. Tash e një kohë është raportuar se spanjolli e dëshiron kalimin në “Camp Nou” këtë verë, pasi skuadra katalunase shfaqi interesim për të .

Trajneri i Chelseat, klub që ka mbetur pa Antonio Rudigerin dhe Andreas Christensenin, po refuzon të lejojë që edhe Azpilicueta të largohet.

“Është një pyetje e vështirë sepse nuk jam i sigurt nëse dua t’i jap Azpit atë që ai dëshiron në një moment ka të bëjë me atë që duam ne”, tha Tuchel për “Standard”.

“Unë thjesht bëra krahasimin se sa shumë kemi luftuar për Koulibalyn, i cili është një lojtar i kombëtares dhe afërsisht në të njëjtën moshë. Ai ishte një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për Napolin, por ne kemi një reprezentues spanjoll që është kapiten në Chelsea. Unë e shoh atë ndoshta në të njëjtin nivel, por Barcelona nuk e sheh atë në atë nivel. Kështu që nuk jam i sigurt nëse dua t’i jap atë që ai dëshiron, pasi ai është një lojtar i madh”, shtoi ai.

“Ne nuk mendojmë aq shumë për klubet e tjera. Fokusi është tek ne dhe ajo që na nevojitet. Unë ia thashë atë dhe jua them se e kuptoj në nivelin personal dhe atë të karrierës. Por, unë nuk jam për t’i dhënë atij atë që ai dëshiron. Unë jam një trajner i Chelseat që dëshiron të bëjë më të mirën për Chelsean. Atij nuk i pëlqen, por ai e kupton. Më 1 shtator kur gjërat qetësohen, atëherë ai mund të luajë në nivelin e tij më të lartë”, tha Tuchel.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të rrjedhin gjërat, pasi Azpilicueta thuhet se ka kërkuar që “Blutë” të pranojnë një marrëveshje me çmim të ulët nga Barça, e cila po lufton me çështje financiare edhe një herë këtë verë.

Përveç rastit të 32-vjeçarit, edhe mbrojtësi tjetër, Marcos Alonso, është i lidhur me një largim nga “Stamford Bridge”.

Barcelona thuhet se gjithashtu ka shprehur interesim për 31-vjeçarin, duke synuar kështu transferimin e dy spanjollëve nga Chelsea. 

(Kosova Sot Online )