Befasia vjen nga Juventusi, i ofron 23 milionë euro për Firminon

  • S.A /
  • 25 July 2022 - 12:05
Befasia vjen nga Juventusi,  i ofron 23 milionë euro për Firminon

Juventusi e ka marrë me seriozitet çështjen e transferimit të një sulmuesit në këtë afat kalimtar. Dhe, gjiganti italian duket se do të “peshkojë” në Angli. Mediumi italian “Tuttosport” raporton se “Bianconeri” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Liverpoolit, Roberto Firmino. Gjithnjë sipas mediumit italian, “Zonja e Vjetër” e ka bërë gati një ofertë prej 23 milionë eurosh, të cilën do t’ia prezantojë klubit anglez për përfaqësuesin brazilian.

Do t’i mbetet bordit të “Reds” për ta shikuar dhe shqyrtuar këtë ofertë. Nëse anglezët vendosin për ‘po’, atëherë Firmino shpejt mund të përfundojë në Torino. Juve po tregohet aktive në afatin kalimtar të verës pasi paraprakisht i siguroi shërbimet e dy yjeve të futbollit, Paul Pogba dhe Angel di Maria. Pas Manes, Liverpooli mund ta shesë edhe Firminon pasi klubi nga “Anfield Road” po mendon të bëjë revolucion në ekip. 

(Kosova Sot Online )