Wanda Nara e harron për një moment burrin e saj Icardi, shfrenohet në shoqërinë e një të panjohuri

  • S.A /
  • 26 July 2022 - 13:35
Wanda Nara e harron për një moment burrin e saj Icardi, shfrenohet në shoqërinë e një të panjohuri

Wanda Nara e ka harruar për një moment faktin se është e martuar me Mauro Icardin. Bukuroshja argjentinase është kapur “mat” nën shoqërinë e një “të panjohuri” derisa ishte duke e kaluar një natë argëtimi në Ibiza të Spanjës. Ajo ka qenë prezente në koncertin e këngëtarit portorikan, Ouna, ndërsa atë e ka shoqëruar motra e saj, Zaira Nara, por edhe disa meshkuj.

Fofot e gruas, njëherësh menaxheres së sulmuesit argjentinas janë përhapur në rrjetet sociale, ndërsa njëri prej meshkujve shihet duke iu afruar me fytyrë tek gjoksi.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i futbollistit të Paris Saint-Germainit, i cili nga ana e tij është i fokusuar për ta bindur trajnerin Galtier që ta mbajë në “Parkun e Princave”. Icardi e kishte tradhtuar së fundmi gruan e tij, e cila ia kishte falur këtë pabesi. Ndërkohë, tash i vjen goditja e rëndë ish-futbollistit të Sampdorias dhe Interit. 

(Kosova Sot Online )