Ronaldo do të kërkojë sot edhe zyrtarisht nga Man Utd që ta shesë atë

  • S.A /
  • 26 July 2022 - 14:12
Ronaldo do të kërkojë sot edhe zyrtarisht nga Man Utd që ta shesë atë

Cristiano Ronaldo, së bashku me menaxherin e tij, Jorge Mendes kanë përfunduar sot në qendrën stërvitore të Manchester Unitedit, ku do të takohen me drejtuesit e klubit dhe me trajnerin Erik ten Hag. Ylli portugez bashkë me përfaqësuesin e tij do ta kërkojnë edhe zyrtarisht shitjen e tij nga ana e “Djajve të Kuq”. 37 vjeçari ka kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2023, por ai nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford” pa e pasur mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve.

Për momentin, opsione të pesë herë fituesit të Topit të Artë duket se janë Chelsea, Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munichut, por së fundmi në garë është futur edhe Atletico Madridi, derisa portugezi e refuzoi një ofertë stratosferike nga Arabia Saudite.

“Djajtë e Kuq” kërkojnë nga lojtari të qëndrojë në “Teatrin e Ëndrrave”, por Ronaldo është i vendosur të largohet nga Man Utd.

Ai e do me çdo kusht një klub me të cilin do të mundë të luajë në Champions në edicionin 2022/23.

(Kosova Sot Online )