Tenistët kosovarë e mbyllin pa sukses eksperiencën në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj

  • A.P /
  • 26 July 2022 - 15:31
Tenistët kosovarë e mbyllin pa sukses eksperiencën në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj

Tenistët kosovarë, Altea Hajrizi dhe Salidin Rama, i kanë përfunduar garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, që po mbahet në Banska Bystrica të Sllovakisë.

Të dy garuesit u përballën me bartësit e grupeve, ndaj të cilëve pësuan humbje 0:2 në sete, në raundin e parë të garave të tenisit.

Hajrizi u përball me rumunen Eva Ionescu, ndërsa Rama me çekun, Jan Kumstat.

(Kosova Sot Online)