Formacionet zyrtare: Shkupi – Dinamo Zagreb, skuadra shqiptare synon të eliminojë kroatët nga Liga e Kampionëve

  • A.P /
  • 26 July 2022 - 20:03
Formacionet zyrtare: Shkupi – Dinamo Zagreb, skuadra shqiptare synon të eliminojë kroatët nga Liga e Kampionëve

Shkupi do të zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit kundër Dinamo Zagrebit, në kuadër të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Skuadra shqiptare synon befasinë dhe kalimin tutje, duke eliminuar një klub të madh siç është ai nga Kroacia.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 2:2, duke mbetur gjithçka e hapur për ndeshjen e kthimit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte në stadiumin nacional “Todor Proeski”, nga ora 21:00.

Image

(Kosova Sot Online)