Tifozët shqiptarë dhe ata kroatë i fyejnë rëndë me brohoritje serbët në Shkup

  • S.A /
  • 27 July 2022 - 12:26
Tifozët shqiptarë dhe ata kroatë i fyejnë rëndë me brohoritje serbët në Shkup

Tifozët shqiptarë dhe ata kroatë janë bërë përsëri bashkë me thirrje fyese ndaj serbëve.

Në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Shkupit dhe Dinamo Zagrebit, e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, tifozët shqiptarë dhe atë kroatë, njëjtë si në ndeshje ne parë të luajtur në Zagreb, kanë brohoritur së bashku kundër serbëve,.

“Vrite serbin” dhe “Vdis Serbi”, ishin thirrjet që u dëgjuan më së shumti nga tifozët “Shvercerat” dhe “Bad Blue Boys”.

Kjo ishte një përgjigje ndaj tifozëve serbë, të cilët jo rrallëherë janë dëgjuar duke kënduar “vrite shqiptarin” dhe “shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”.

Gjithashtu, tifozët nga Shkupi kanë brohoritur edhe “UÇK”, duke ju referuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata shpalosën edhe flamuj të UÇK-së dhe flamurin kombëtarë shqiptarë.

Dinamo e fitoi ndeshjen e mbrëmshme të luajtur në Shkup me rezultat 1:0 më golin e shqiptarit Arijan Ademi dhe me këtë rast kroatët shkuan tutje pasi loja e parë në Zagreb kishte përfunduar baras.

(Kosova sot Online )