
Pique vendos dy kushte për Shakirën rreth të ardhmes së fëmijëve të tyre

Ata duket se kanë vendosur që të qëndrojnë në Barcelonë
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka vendosur dy kushte që ai do të dëshironte që të përmbushën nëse fëmijët e tij dëshirojnë të jetojnë në Kataloni.
Spanjolli është përfshirë në një ndarje shumë publike me partneren e tij për një kohë të gjatë Shakira. Futbollisti dhe këngëtarja kolumbiane kanë dy fëmijë së bashku të cilët janë nëntë dhe shtatë vjeç.
Shakira do të dëshironte që fëmijët të jetojnë më të në Miami për shkak se ajo thotë se ata jetonin në Barcelonë për shkak të përkushtimit në futboll të Piques për skuadrën katalunase.
Pique është i përkushtuar që fëmijët të qëndrojnë në Barcelonë më të, në mënyrë që ata ta përfundojnë shkollën e tyre ku kanë një numër të madh shokësh dhe të vazhdojnë të kenë të njëjtin rreth familjar.
Duket që tani Shakira është e gatshme që ta lejojë këtë gjë të ndodh dhe për ta ndihmuar atë që ta marrë këtë vendim, Pique dëshiron që ajo t’i jap dy garancione.
E para është se ai do t’ia paguajë asaj pesë bileta të klasit të parë në mënyrë që ajo të vijë dhe t’i vizitojë fëmijët e saj kurdo që ajo dëshiron.
E dyta që ai do t’ia paguajë asaj 400 000 euro të një borxhi që ajo ia ka për momentin, detalet e të cilit ende nuk janë të njohura.
Është raportuar që ndarja ka ardhur për shkak se Pique e ka tradhtuar pop këngëtaren e famshme. Tani, ka disa media që raportojnë që futbollisti i dha fund lidhjes së tij me një person që ai ishte parë në disa raste.
Mendohet që ky përfundim do të ndihmojë që ata të ndahen me një marrëveshje të mirë dhe të dy palët duket se janë duke punuar për të gjetur zgjidhjen më të mirë.
(Kosova Sot Online)