Largimi i Wernerit bllokohet nga Tuchel

  • S.A /
  • 29 July 2022 - 09:55
Largimi i Wernerit bllokohet nga Tuchel

Thomas Tuchel raportohet se ka i ka dhënë fund mundësisë që Timo Werner të largohet këtë verë. Sulmuesi gjerman është i lidhur me një largim nga Chelsea, pasi nuk është i kënaqur me hapësirën te skuadra londineze. Megjithatë, sipas “Kicker”, Tuchel e ka bllokuar çdo mundësi që ai të largohet në afatin kalimtar të kësaj vere. 

Sipas mediumit gjerman, trajneri i skuadrës londineze ende e sheh 26-vjeçarin si një pjesë të rëndësishme të skuadrës së tij, sidomos pas largimit të Romelu Lukakut. 

Werner është pjesë e Chelseat që nga viti 2020. Ai vazhdimisht ka luftuar për të gjetur formën e tij më të mirë.

Ish-sulmuesi i Leipzigut me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

(Kosova Sot Online )