Roma dhe Milani në garë për mbrojtësin e Manchester Unitedit

  • S.A /
  • 30 July 2022 - 10:22
Roma dhe Milani në garë për mbrojtësin e Manchester Unitedit

Roma dhe Milani janë në garë për transferimin e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Eric Bailly. 28-vjeçari ishte i përfshirë në ndeshjet miqësore të zhvilluara deri më tani nga “Djajtë e Kuq”, por besohet se nuk është në planet e klubit anglez.Bailly bëri vetëm shtatë paraqitje në sezonin e fundit në të gjitha garat, vetëm katër prej tyre ishin në Premierligë. Sipas “The Athletic”, Roma dhe Milani po “luftojnë” shërbimet e ish-mbrojtësit të Villarrealit dhe Espanyolit, pasi të dy klubet duan ta sjellin lojtarin në Serie A para fillimit të sezonit të ri.

Në anën tjetër, Manchester United thuhet se kërkon së paku 10 milionë funte për shitjen e lojtarit.

Më herët është u raportua se Roma është afër transferimit të Baillyt, falë ndikimit të trajnerit, Jose Mourinho, i cili kishte punuar me të në “Old Trafford”.

Ndryshe, Eric Bailly me Man Unitedin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

(Kosova Sot Online )