Drejtuesit e Dortmundit do të udhëtojnë drejt Italisë për ta transferuar Giovanni Simeonen

  • S.A /
  • 01 August 2022 - 08:49
Drejtuesit e Dortmundit do të udhëtojnë drejt Italisë për ta transferuar Giovanni Simeonen

Borussia Dortmund është në telashe të mëdha në repartin ofensivë, edhe pse fillimisht u mendua se zgjidhja u gjet kur nënshkruan me Sebestien Haller.

Megjithatë sulmuesi afrikan i diagnostikua me kancer dhe do të mbetet jashtë fushave për disa muaj.

Dortmund tani ka filluar të mendojë për një lojtar të ri repartin ofensivë dhe emri i ri në listën e tyre është ai i argjentinasit Giovanni Simeone.

Fillimisht verdhezinjtë menduan për Andrea Belottin, por italiani duket se është duke kompletuar transferimin te Roma.

Mediat në Gjermani kanë raportuar se drejtuesit e Dortmundit në krye me drejtorin sportiv Sebastian Kehl të enjten do të udhëtojnë drejt Italisë për të biseduar me Hellas Veronën për lojtarin.

27-vjeçari pati një vit fantastik me Hellas Veronën duke shënuar 17 gola e duke asistuar në gjashtë të tjerë në 36 ndeshje në Serie A.

Verona bleu përfundimisht 10,5 milionë euro argjentinasin nga Cagliari dhe për ta lënë të lirë synon të fitojë rreth 30 milionë euro.

Në garë për Simoenen janë edhe skuadra tjera si Juventus, Napoli e Valencia. 

(Kosova Sot Online )