KB Trepça e hap sot “Fan Shopin” zyrtar, përmes tij fansat do ta ndiejnë veten më afër klubit

  • S.A /
  • 01 August 2022 - 11:39
KB Trepça e hap sot “Fan Shopin” zyrtar, përmes tij fansat do ta ndiejnë veten më afër klubit

Klubi i basketbollit Trepça do të bëhet sot me “Fan Shop”.

Mitrovicasit njoftojnë se tashmë fanellat e skuadrës me lojtarët e preferuar, fansat mund t’i gjejnë në një ambient fantastik, të veshur me ngjyrat dhe simbolet e qytetit të Mitrovicës.

Ky “Fan Shop” do të hapet sot nga ora 17:00 dhe hapja solemne do të bëhet në palestrën “Minatori”.

“Xehetarët” njoftojnë po ashtu se tifozët mund të porosisin edhe fanella të personalizuara, veshje me dizajne të ndryshme me motive të klubit, si dhe filxhanë, shishe, termos, mbajtëse të çelësit apo edhe aksesorë të tjerë, që lidhen me ngjyrat dhe logon e klubit.

(Kosova Sot Online )