Pëllumb Gllogu drejt Turqisë, provohet në Besiktas dhe në Istanbulspor

  • 01 August 2022 - 12:28
Pëllumb Gllogu drejt Turqisë, provohet në Besiktas dhe në Istanbulspor

Futbollisti i lindur më 7 maj të vitit 2005 është provuar së fundmi në Turqi dhe ka lënë mbresa të mira atje.

“Qe 9 vjet jam pjesë e FC Prishtinës. Tash më ka ardhur mundësia për t’u provuar në Turqi. Isha 10 ditë në prova tek Besiktasi dhe Istanbulspori. Do të shkoj prapë atje”, deklaroi futbollisti prishtinas. 

Ai iu ka lënë përshtypje të mira sidomos trajnerëve të Istanbulsporit dhe nëse bën paraqitje të mira edhe në testin e dytë, mund t’i bashkohet klubit turk. Gllogu luan në pozitën e mesfushorit defanziv, por kohë pas kohe trajnerët e angazhojnë edhe në rapartin ofanziv.

Si çdo i ri, edhe 17 vjeçari synon të luajë në ndonjë klub të njohur evropian. Por, Kosovën nuk e harron asnjëherë, përfaqësuesi U-19 i saj. “Synimet e mia janë të dal dhe të luaj jashtë vendit. Por, edhe nëse dal në Evropë, synimin për të luajtur në Kombëtaren A nuk e harroj dhe nuk e lë anash asnjëherë”, vazhdoi tutje talenti kosovar. Fillimisht, ai synon të transferohet në Turqi, e më pas do ta ketë më të lehtë të depërtojë në ligat më të forta evropiane, nëse e tregon veten në Stamboll. 

(Kosova Sot Online )