Nis shitja e biletave për ndeshjen Ballkani – KI Klaksvik

  • A.P /
  • 01 August 2022 - 17:02
Nis shitja e biletave për ndeshjen Ballkani – KI Klaksvik

FC Ballkani ka njoftuar se ka nisur sot shitja e biletave për ndeshjen e ardhshme në Ligën e Konferencës.

Në raundin e tretë kualifikues të kësaj gare, kampionët e Kosovës do të përballen me skuadrën nga Ishujt Faroe, KI-Klaksvik.

Ndeshja e parë do të zhvillohet këtë të enjte (4 gusht), në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:00.

Biletat kanë filluar të shiten që nga sot, teksa çmimet e tyre janë nga 3 deri në 10 euro.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

“Të dashur tifozë

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës kundër KI-Klaksvik e cila do të zhvillohet të Enjten në Stadiumin “FADIL VOKRRI”

Biletat janë duke u shitur FIZIKISHT, te sheshi I qytetit në Suharekë dhe tek fan shopi i klubit i cili gjendet tek Stadiumi i Qytetit-Suharekë.

Bileta :

??? -??€

???????? – ?€

?????? – ?€

??????? ?? ??̈ ??? ??̈ ?????? ??? ??? ??:?? ???? ??̈ ??? ??:??.

Nuk keni arsye për të munguar, pajisuni me biletë e shihemi në stadium!”. 

(Kosova Sot Online)