
PSG ende nuk ka mbyllur marrëveshjen, agjenti i Sanchesit ka kontaktuar sërish me Milanin

Milani thuhet se nuk është ende jashtë garës për Renato Sanchesin, pasi lojtari është i frustruar me vonesën nga ana e Paris Saint-Germainit.
Transferimi i portugezit nga Lille te kampionët e Francës po vazhdon të zvarritet, pavarësisht se është raportuar për arritje të marrëveshjes
Tani, sipas “Sky Sport Italia”, Sanches është i frustruar nga kjo situatë dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, ka qenë sërish në kontakte të drejtpërdrejta me Milanin sot.
Marrëveshja për transferimin e 24-vjeçarit në “San Siro” nuk duket se do të ishte e vështirë për t’u arritur – pasi “Rossonerët” ofrojnë rreth 15 milionë euro (përfshirë edhe bonuset), teksa PSG-ja ka ofruar 10 milionë.
(Kosova Sot Online)