Munishi: Na jena baba, me probleme e pa probleme – lufta vazhdon

  • A.P /
  • 01 August 2022 - 22:46
Munishi: Na jena baba, me probleme e pa probleme – lufta vazhdon

Trajneri karizmatik, Ismet Munishi, ka bërë një tjetër postim në stilin e tij.

Munishi, që nga sezoni i ri do të jetë në stolin e FC Prishtinës, ka thënë se ky klub është “baba” me ose pa probleme.

47-vjeçari këtë postim e lidhi me faktin që klubi kryeqytetas është klubi më i trofeshëm në Kosovë.

Prishtina numëron 11 tituj kampioni në Kosovë.

“Me probleme pa probleme. Na jena Baba. Lufta vazhdon.”, shkroi Munishi në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)