Luftëtari e godet me shqelm kundërshtarin pasi e kishte nokautuar, kritikohet ashpër për veprimin brutal

  • A.P /
  • 02 August 2022 - 14:57
Luftëtari e godet me shqelm kundërshtarin pasi e kishte nokautuar, kritikohet ashpër për veprimin brutal

Sporti i arteve të përziera marciale është më i vrazhdi i mundshëm.

Aty garuesit mund t’i përdorin krejt gjymtyrët e mundshme të trupit për ta goditur kundërshtarin.

E një skenë e rëndë dhe tronditëse u pa në garën e fundit të MMA.

Në fakt, luftëtari Daichi Abe u kritikua ashpër në rrjetet sociale për veprimin e tij në kafaz.

Ai e nokautoi kundërshtarin Marcos Yoshio de Souza dhe kur ky i fundit ishte i shtrirë në dysheme, i pambrojtur dhe thuajse pa ndjenja, Abe e goditi me shqelm në fytyrë për t’ia rënduar gjendjen.

Ky gjest i pahijshëm dhe i pasjellshëm është dënuar ashpër nga kritikët dhe nga tifozët, të cilët kanë kërkuar të ndërmerren masa ndaj garuesit, i cili në këtë rast nuk shfaqi mëshira dhe u tregua pa ndjenja.

(Kosova Sot Online)