Chelsea është i gatshëm ta “thyejë bankën” për treshen e Interit

  • A.P /
  • 02 August 2022 - 15:56
Chelsea është i gatshëm ta “thyejë bankën” për treshen e Interit

Chelsea po vazhdon të mendojë për përforcime të afatit kalimtar të verës.

“Blues”, pasi u blenë nga investitorët e rinj kanë qenë mjaft aktivë në muajin e fundit.

Por, ata s’e kanë ndërmend të ndalen

Madje, “Të Kaltrit” e kanë në plan ta “thyejnë bankën” për t’i siguruar shërbimet e treshes së Interit.

Klubi nga Premierliga e ka prioritet transferimin e qendërmbrojtësit Milan Skriniar.

Sipas portalit italian “Calciomercato”, klubi nga “Stamford Bridge” është i gatshëm t’i ofrojë 81 milionë euro për futbollistin sllovak.

Gjithashtu, Chelsea është e gatshmë t’i ofrojë 41 milionë euro edhe për futbollistin e krahut, Denzel Dumfries.

E lojtari i tretë që kërkohet nga “Blues” është mesfushori 19 vjeçar, Cesare Casadei, për të cilin i kanë vënë në dispozicion 8 milionë euro.

Në total, Chelsea është i gatshëm t’i shpenzojë 130 milionë euro për treshen e “Nerazzurri”.

Tash, topi është tek Interi. 

(Kosova Sot Online)