Sot nis sezoni 2022/23 në tri nga ligat kryesore, vëmendja në PL

  • S.A /
  • 05 August 2022 - 08:32
Sot nis sezoni 2022/23 në tri nga ligat kryesore, vëmendja në PL

Sot rikthehet futbolli në tri prej ligave kryesore në Evropë, me Premierligën, Bundesligën dhe Ligue 1 që nisin 2022/23.

Vëmendja është te ajo që vlerësohet si liga më e fortë në botë, Premierliga, teksa që në ndeshjen hapëse do të jetë interesant.

Crystal Palace do të jetë nikoqir i Arsenalit, me ndeshjen që fillon nga ora 21:00.

Në Bundesliga, kampioni në fuqi, Bayern Munichi do të luajë në udhëtim te Eintracht Frankfurti.

Ndërkohë, Lyon – Ajaccio është ndeshja hapëse në Ligue 1 të Francës.

(Kosova Sot Online )