Bayerni një pesëshe në “kajmak” për Eintracht Franfurtin

  • A.P /
  • 05 August 2022 - 22:39
Bayerni një pesëshe në “kajmak” për Eintracht Franfurtin

Bayern Munchen ka fituar me rezultat 1-6 në Frankfurt sonte duke e mundur skuadrën e këtij qyteti, Eintracht Frankfurt. Kimmich (5), Pavard (11), Mane (29), Musiala (35, 83) dhe Gnabry (43) shënuan për Bayernin për t’i dhënë një fitore me goleadë kampionëve qysh në ndeshjen e parë të sezonit. Golin e vetëm për vendasit e shënoi  Kolo Muani (64)

Sezoni i ri, Bayern Munchen i vjetër.

Bavarezët kanë shënuar një fitore të thellë si mysafirë të Eintracht Frankfurtit, duke e mundur fituesin e Europa Ligës me rezultat të thellë 1-6.

Bayern e filloi shumë mirë këtë ndeshje ku ishte Kimmich që do të shënonte një gol të bukur në minutën e 5-të të ndeshjes.

Nga goditja e lirë, Kimmich shfrytëzoi për mrekulli këndin e lirë të Trap të Frankfurtit për të shënuar golin e parë në këtë takim.

Benjamin Pavard do të shënonte golin e dytë në këtë ndeshje, duke shfrytëzuar një tollovi në zonë. Mbrojtësi francez gjendet mirë dhe shënon për rezultat 1-0 në minutën e 11 të ndeshjes.

Frankfurt ka mundur që të ngushtoi epërsinë kur në minutën e 13 Tuta goditi shtyllën e portierit Neur.

Bayern prapë do të rrezikonte me Mane e Musiala në minutën e 15, kurse në minutën e 24-të ishte Muller që ishte shumë afër golit të tretë për bavarezët.

Frankfurt ishte pranë shënimit edhe në minutën e 27-të. Jesper Lindstrom bëri një kalim meastral në zonë por goditja e tij ishte shumë e keqe dhe përfundoi në anën e majtë të portës së Neuer.

Minuta e 29-të ishte e rezervuar për transferin e ri të Bayern Munchen, Sadio Mane.

(Kosova Sot Online)