Sanchez udhëton drejt Francës për të kompletuar transferimin te Marseille

  • S.A /
  • 06 August 2022 - 09:47
Sanchez udhëton drejt Francës për të kompletuar transferimin te Marseille

Alexis Sanchez është edhe më afër largimit nga Interi.Sulmuesi kilian është afër shkëputjes së kontratës me “Nerazzurrët” me marrëveshje të dyanshme. Kësisoj, Sanchez do të mbetet lojtar i lirë dhe si i tillë pritet që të transferohet në Ligue 1 të Francës.

“Sport Mediaset” ka raportuar se 33-vjeçari nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e fundit të Interit, duke shtuar se ai ka udhëtuar drejt Francës për të kompletuar kalimin te Marseille.

Kështu, reprezentuesi i Kilit do të fillojë një aventurë të re në karrierën e tij, pasi më herët nuk ka luajtur në futbollin francez.

Alexis Sanchez karrierën si futbollist profesionist e ka nisur te Cobreloa, teksa më vonë ka luajtur edhe te Udinese, Colo Colo, River Plate, Barcelona, Arsenali dhe Manchester Unitedi.

(Kosova Sot Online )