Marcos Alonso i jep lamtumirën Chelseat, së shpejti zyrtarizohet te Barcelona

  • S.A /
  • 06 August 2022 - 13:30
Marcos Alonso i jep lamtumirën Chelseat, së shpejti zyrtarizohet te Barcelona

Marcos Alonso i jep lamtumirën Chelseat, së shpejti zyrtarizohet te Barcelona. Marcos Alonso është gjithnjë e më afër transferimit te Barcelona. Raportimet e fundit kanë bërë të ditur se marrëveshja është thuajse e finalizuar dhe po pritet vetëm edhe zyrtarizimi. Sipas “Daily Mail”, Alonso i ka dhënë tashmë lamtumirën Chelseat në kompleksin stërvitor Cobham, përpara lëvizjes te Barcelona, ​​e cila mund të përfundojë këtë fundjavë.

Spanjolli, i cili tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me klubin katalunas, pritet të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare në “Camp Nou”. 31-vjeçari do të behet futbollisti i dytë që kalon nga Chelsea te Barcelona.

Barça këtë afat kalimtar nënshkroi edhe me Andreas Christensen. 

(Kosova Sot Online )