Man United nis kontaktet me Bayernin për Sanen

  • A.P /
  • 07 August 2022 - 09:27
Man United nis kontaktet me Bayernin për Sanen

Manchester United është klubi i radhës që ka shprehur interesim për Leroy Sanen.

“Djajtë e Kuq” nuk po ia dalin të arrijnë marrëveshje me Ajaxin për transferimin e Antonyt, shkaku i çmimit të lartë prej 100 milionë eurosh që ka kërkuar klubi holandez

Dhe, sipas “The Mirror”, Man United tani po shqyrtojnë mundësinë për të nënshkruar me Sanen.

Zyrtarët e klubit anglez thuhet se tashmë kanë nisur kontaktet e para me Bayern Munichin.

Kampionët e Gjermanisë mendohet se mund të lejojnë largimin e 26-vjeçarit, nëse marrin ofertën e duhur.

Për Leroy Sanen interesim ka shprehur edhe Liverpooli, teksa më herët është raportuar se ai po monitorohet edhe nga Arsenali. 


(Kosova Sot Online)