
Hudson-Odoi e kërkon largimin nga Chelsea, tri klubet e njohura shprehin interesim për anglezin

Callum Hudson-Odoi ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Chelsea.
Sulmuesi i krahut nuk ishte i përfshirë te “Blutë” në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Premierligë dhe duket se largimi i tij tashmë është edhe më afër.
Sipas “Sky Sports”, futbollisti anglez e ka njoftuar edhe klubin për dëshirën e tij për t’u larguar,
Hudson-Odoi ia ka bërë të qartë Chelseat se dëshiron të ndryshojë klubi për të pasur më shumë minuta në këmbët e tij.
Borussia Dortmund, Southampton dhe Leicester City janë klubet e interesuara për shërbimet e 21-vjeçarit.
Reprezentuesi i Anglisë pritet që të largohet nga Chelsea në formë huazimi.
Callum Hudson-Odoi thuhet se do të vendosë në javën e ardhshme për të ardhmen e tij.
(Kosova Sot Online)