Depay ose Aubameyang, vetëm njëri prej tyre do të largohet nga Barcelona

  • A.P /
  • 08 August 2022 - 17:39
Depay ose Aubameyang, vetëm njëri prej tyre do të largohet nga Barcelona

Njëri nga Memphis Depay ose Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet nga Barcelona.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, vetëm njëri prej tyre do të largohet në afatin kalimtar të kësaj vere.

Më afër largimit duket të jetë Depay, përfaqësuesit e të cilit janë duke negociuar me Barcelonën për të shkëputur kontratën.

Nëse arrihet marrëveshja për shkëputje të kontratës, sulmuesi holandez pastaj do të mund të largohet si lojtar i lirë.

Juventusi është një nga klubet e interesuara për shërbimet e 28-vjeçarit.

(Kosova Sot Online)