Barça duhet t’i zvogëlojë prapë rrogat e lojtarëve

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 16:10
Barça duhet t’i zvogëlojë prapë rrogat e lojtarëve

Nuk ka assesi qetësi për Barcelonën.

Gjiganti katalunas po përballet me probleme financiare edhe pse ka shitur qe disa javë asete të saj, përfshirë këtu edhe një pjesë të të drejtave televizive.

Tash, “Blaugrana” nuk po mund t’i regjistrojnë përforcimet e reja, pasi këtë po ua mohon La Liga

Të gjendur në këtë situatë, katalunasit duhet të veprojnë pasi sezoni i ri në kampionatin spanjoll do të nisë këtë fundjavë.

Sipas “Radio Barcelona”, klubi spanjoll duhet ta bëjë një tjetër reduktim të rrogave, nga të cilat duhet t’i kursejë 30-40 milionë euro.

Këtyre do t’ua shtojë edhe rreth 100 milionë euro nga shitja e 25 për qind të “Barça Studios”, të cilën planifikon ta bëjë këtë javë për t’ia shitur grupit “GDA Luma”.

Vetëm në këtë mënyrë presidenti Joan Laporta mund t’ia garantojë trajnerit Xavi Hernandez se do t’i ketë në dispoziocion përforcimet e reja këtë fundjavë në duel me Rayo Vallecanon.

(Kosova Sot Online)