Juventusi edhe më afër transferimit të Depayt

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 18:43
Juventusi edhe më afër transferimit të Depayt

Memphis Depay pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A, me Juventusin që duket afër transferimit të tij.

Gazetari nga “Goal Italia”, Romeo Agresti, që është edhe i afërt me klubin italian, ka raportuar se Juventusi po avancon në transferimin e holandezit.

Sipas gazetarit italian, “Zonja e Vjetër” po ecën drejt kësaj lëvizje pasi në orët e fundit ka pasur bisedime pozitive.

Depay mund t’i bashkohet klubit nga Torino si lojtar i lirë, pasi përfaqësuesit e tij janë në bisedime me Barcelonën për të arritur një marrëveshje për shkëputje të kontratës.

Edhe 28-vjeçari thuhet se e pranon largimin nga “Camp Nou” vetëm për ndonjë tjetër klub të madh evropian.

Kontrata aktuale Memphis Depayt me Barcelonën skadon më 30 qershor 2023. 


(Kosova Sot Online)