Timo Werner rikthehet te Leipzigu

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 19:03
Timo Werner rikthehet te Leipzigu

Timo Werner është rikthyer te Leipzigu, aty ku e ka rekordin e golashënuesit më të mirë në histori, me 95 gola.

Klubi gjerman ka zyrtarizuar këtë të martë transferimin e tij nga Chelsea.

Werner ka kaluar sot testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Ai sërish do të mbajë numrin 11 në fanellë.

(Kosova Sot Online)