Konfirmohet largimi i Kosticit nga Eintracht Frankfurti, pritet zyrtarizimi i tij te Juventusi

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 20:22
Konfirmohet largimi i Kosticit nga Eintracht Frankfurti, pritet zyrtarizimi i tij te Juventusi

Trajneri i Eintracht Frankfurtit, Oliver Glasner, ka konfirmuar se Filip Kostic po largohet nga klubi gjerman.

Mesfushori serb do të transferohet te Juventusi, teksa marrëveshja e plotë është afër finalizimit

Eintracht Frankfurti ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për finalen e Superkupës së Evropës kundër Real Madridit, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Kostic nuk është përfshirë në listë dhe Glasner tregoi arsyen në konferencën për shtyp. Trajneri i skuadrës gjermane konfirmoi se lojtari po laroghet.

(Kosova Sot Online)