De Jong drejt largimit nga Barcelona, ky mund të jetë ekipi i tij i ardhshëm

  • G.G /
  • 10 August 2022 - 14:23
De Jong drejt largimit nga Barcelona, ky mund të jetë ekipi i tij i ardhshëm

Frenkie de Jong mund të largohet nga Barcelona në ditët në vazhdim.

Mesfushori holandez ishte kategorik për të mos u transferuar në Manchester United.

Por, ish-futbollistin e Ajaxit e pret një tjetër mundësi.

Mediumi britanik “Daily Mail” raporton se përfaqësuesi holandez mund të përfundojë në Chelsea.

“Blues” mund t’i sigurojnë shërbimet e mesfushorit kualitativ për afro 70 milionë euro.

Madje, mediumi britanik shkruan se Të Kaltrit janë afër ta transferojnë futbollistin.

Holandezi nuk pranoi të përfundonte në “Old Trafford” pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe këtë mundësi do t’ia ofronte klubi nga “Stamford Bridge”.

Pasi ta shesë De Jongun, Barça planifikon ta mbulojë atë me Bernardo Silvan e Manchester Cityt. 

(Kosova Sot Online)