A do të bëjë më përforcime këtë verë Reali? Përgjigjet Florentino Perez

  • S.A /
  • 11 August 2022 - 10:26
A do të bëjë më përforcime këtë verë Reali? Përgjigjet Florentino Perez

Real Madridi u tregua prapë i suksesshëm mbrëmë duke e fituar trofeun e radhës, atë të Superkupës së Evropës. “Los Blancos” e mundën Eintracht Frankfurtin me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në Helsinki. Ballkani synon ta eliminojë Klaksvikun dhe ta prekë “play-offin” e Confere.

Madrilenët nuk ishin dhe aq aktivë këtë verë me transfere, ndërsa presidenti Florentino Perez konfirmon se këtë muaj kampionët e Spanjës dhe të Evropës nuk do të bëjnë më përforcime.

“Me skuadrën që e kemi, ne nuk mendojmë të bëjmë më përforcime për ekipin e Real Madridit këtë verë”, deklaroi Perez pas triumfit të mbrëmshëm.

Gjatë kësaj vere, Reali i transferoi Antonio Rudigerin dhe Aurelien Tchouamenin.

(Kosova Sot Online )