Ballkani synon ta eliminojë Klaksvikun dhe ta prekë “play-offin” e Conference Leagues

  • S.A /
  • 11 August 2022 - 10:28
Ballkani synon ta eliminojë Klaksvikun dhe ta prekë “play-offin” e Conference Leagues

Ballkani do të zbresë sonte në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kualifikues të Conference Leagues. Kampioni i Kosovës do të mundohet ta ruajë kapitalin e krijuar nga loja e parë me Klaksikun, të cilin e kishte mundur 3:2 javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kontingjenti i therandasve ka mbërri dje në Ishujt Faroe dhe është optimist dhe i motivuar. Ekipi nga Suhareka nuk diti ta ruante avantazhin prej 3:0 në lojën e parë.

Por, tash ekipi “Portokalli” është i vendosur për të mos gabuar shumë dhe për ta prerë biletën që çon në “play-off” të kësaj gare. Në rast se therandasit kalojnë tutje, në fazën e “play-offit” do të përballen me skuadrën tjetër shqiptare, Shkupi. Ballkani është i vendosur të shkojë sa më larg në këtë garë, e pse jo, ta shkruajë historinë duke e prekur edhe fazën e grupeve. Ekipi nga Suhareka është i vetmi nga Kosova që ka mbetur në garat evropiane, pasi siç dihet, Gjilani, Drita dhe Llapi janë eliminuar më herët. Ndeshja ndërmjet Klaksvikut dhe Ballkanit do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:00.

(Kosova Sot Online )