Gjiganti evropian i ofron kontratë dyvjeçare Depayt

  • A.P /
  • 11 August 2022 - 15:22
Gjiganti evropian i ofron kontratë dyvjeçare Depayt

Memphis Depay është vënë në shitje nga Barcelona, e cila nuk e do në ekip për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi holandez nuk e ka treguar veten sa duhet në “Camp Nou” dhe me përforcimet e bëra sivjet, katalunasit kanë plane të tjera për fazën ofanzive.

Ish-futbollisti i Lyonit është duke kërkuar të sistemohet diku tjetër.

Interesim për të ka shfaqur Juventusi, njofton “Sky Sports”

Madje, “Bianconeri” e kanë bërë gati një kontratë dyvjeçare për përfaqësuesin holandez.

Sulmuesi e ka edhe një vit kontratë me klubin spanjoll, por është i vendosur të largohet nga “Camp Nou”.

Fillimi i eksperiencës së tij spanjolle ishte i mirë, por më pas pati rënie, sidomos pas largimit të trajnerit Louis van Gaal. 

(Kosova Sot Online)