Ky është dueli i vetëm që zhvillohet sot në Superligë

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 09:30
Ky është dueli i vetëm që zhvillohet sot në Superligë

Java e parë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot.

Në program sot do të jetë vetëm një përballje, ajo mes Drenicës dhe Llapit.

Drenicasit dje njoftuan për strukturat e reja të klubit, shtabin teknik dhe përforcimet e reja dhe synojnë të nxjerrin rezultat pozitiv sot.

Ndërkohë, Llapi kërkon të nis me fitore sezonin e ri dhe aspiron titullin e kampionit.

Në anën tjetër, ndeshja tjetër e planifikuar për sot mes Malishevës dhe Ballkanit është shtyrë për shkak të obligimeve të klubit therandas në garat evropiane.

Takimi mes Drenicës dhe Llapit nis nga ora 17:00. 


(Kosova Sot Online)