Shënoi dy gola dhe bëri dy asiste, por Arteta thotë se Jesus ishte i zhgënjyer me paraqitjen

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 10:01
Shënoi dy gola dhe bëri dy asiste, por Arteta thotë se Jesus ishte i zhgënjyer me paraqitjen

Mikel Arteta zbuloi se Gabriel Jesus mbeti ‘i zhgënjyer’, edhe pasi regjistroi dy gola dhe dy asistime në ndeshjen e djeshme ndaj Leicesterit në shtëpi.

Arteta tha se Jesus donte t’i shënonte katër gola në ndeshjen ndaj Leicesterit

“Ai mendon se duhet të kishte shënuar katër gola. Ky është standardi, ky është mentaliteti që ju duhet për të shkuar në një nivel tjetër”, tha Arteta pasi braziliani frymëzoi Arsenalin në fitoren 4-2 ndaj Leicesterit.

Jesus shënoi dy gola në pjesën e parë për të çuar Arsenalin në avantazh 2-0 në pushim.

Gabriel Jesus pastaj asistoi për Xhakën, e më vonë edhe për Gabriel Martinellin.


(Kosova Sot Online)