Real Madridi e nis sonte misionin për mbrojtjen e titullit

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 11:23
Real Madridi e nis sonte misionin për mbrojtjen e titullit

Real Madridi e nis sonte sezonin e ri 2022/23 në La Liga.

“Los Blancos” do të përballen me ekipin e promovuar në elitë, Almerian

Pas barazimit të Barcelonës mbrëmë, Real Madridi e ka mundësinë t’i ikë dy pikë rivalit të tij qysh në xhiron e parë.

Në anën tjetër, Almeria synon të bëjë befasinë e parë të këtij sezoni, ndonëse do ta ketë mjaft vështirë.

Ndeshja mes Almerias dhe Real Madridit fillon nga ora 22:00. 


(Kosova Sot Online)