Ronaldo iu ofrua Interit dhe Milanit, të dy e refuzuan

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 12:34
Ronaldo iu ofrua Interit dhe Milanit, të dy e refuzuan

Cristiano Ronaldo raportohet se i është ofruar edhe dy klubeve të mëdha italiane, Interit dhe Milanit.

Por, të dy klubet patën përgjigje negative, duke i refuzuar shërbimet e yllit portugez

Gazetari Tancredi Palmeri raporton se agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes ia ofroi 37-vjeçarin dy ekipeve të qytetit të Milanos, por asnjëra nuk pranoi.

Ronaldo momentalisht është me Manchester Unitedin, në vitin e fundit të kontratës, por po kërkon një largim të menjëhershëm nga aty.


(Kosova Sot Online)