Ten Hag ndërmerr masa pas humbjes turpëruese

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 15:00
Ten Hag ndërmerr masa pas humbjes turpëruese

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka anuluar ditën e pushimit të lojtarëve të tij pas humbjes poshtëruese të djeshme 4-0 në Premier League në udhëtim ndaj Brentford.

Në vend të kësaj, holandezi ka ftuar të gjithë yjet e klubit në Carrington për stërvitje shtesë, ndërsa ata analizojnë se si gjërat shkuan kaq keq kundër skuadrës së Thomas Frank, siç raportohet nga Sun.

52-vjeçari ka dështuar për të zbatuar idetë e tij të reja, me skuadrën e tij që prodhon paraqitje jashtëzakonisht të dobëta.

Skuadra e Ten Hag ka pranuar gjashtë gola në Premier League pas humbjeve 2-1 dhe 4-0 në dy xhirot e para të sezonit.

(Kosova Sot Online)