Vetura modeste që voziste Ronaldo kur fitonte 1.8 milionë euro në vit

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 15:27
Vetura modeste që voziste Ronaldo kur fitonte 1.8 milionë euro në vit

Cristiano Ronaldo nuk heziton të tregojë jetën e tij luksoze në rrjetet sociale dhe ylli portugez shpesh ka treguar makinat luksoze që posedon

Ndër koleksionin e tij kemi parë modele si Bugatti Veyron, Bugatti Chiron, Ferrari F12 TDF, Ferrari 599 GTB, Ferrari Monza, McLaren Senna, Lamborghini Aventador, Rolls-Royce Ghost, Rolls-Royce Cullinan, Porsche Turbo dhe Mercedes-911 AMG G63.

Megjithatë, makina e tij e parë ishte shumë më modeste. Ai e bleu atë në vitin 2004, kur ishte vetëm 19 vjeç.

Duke qenë se Instagrami nuk ishte krijuar atëherë, nuk e kemi parë asnjëherë në foto në timonin e asaj makine.

Makina e Ronaldos ishte një Audi S3 e zezë, me timonin në anën e majtë. I përkiste gjeneratës së parë të makinës kompakte sportive dhe përdorte të njëjtën platformë si Volkswagen Golf, Audi TT, Seat Leon dhe Skoda Octavia të asaj kohe.

Image

 

(Kosova Sot Online)