Evander Holyfield: Nuk do të boksoi përsëri me Mike Tyson

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 16:36
Evander Holyfield: Nuk do të boksoi përsëri me Mike Tyson

Dyshja janë përballur dy herë në të kaluarën

Evander Holyfield duket se nuk ka dëshirë që të përballet me Mike Tyson në një luftë miqësore. Ish boksieri ka hedhur poshtë mundësinë që ai t’i kryqëzojë dorëzat me Tyson.

Ka pasur biseda gjatë 2021-ës për një ndeshje të mundshme, por negociatat dështuan, pasi që dy palët nuk kanë arritur një marrëveshje.

“Është shumë vonë”, tha Holyfield për TMZ Sports, kur është pyetur nëse ata do të luftonin përsëri.

Tyson dhe Holyfield janë përballur dy herë , një herë më 1996 dhe një tjetër më 1997. Meçi i fundit njihet si “lufta e kafshimit”, pasi që Tyson ia kishte kafshuar veshin Holyfieldit dhe kishte pështyrë gjak mandej.

Pasi që gjyqtari vendosi mos ta ndalojë luftën, Tyson e kishte kafshuar përsëri kundërshtarin minuta më vonë.

Lufta e fundit e Holyfield ishte një ndeshje miqësore kundër Vitor Belfort në shtatorin e vitit 2021. Ças ndeshjes, ish boksieri 59 vjeçar kishte thënë se ai nuk do të dilte më në ring.

Çfarë thotë Evander Holyfield për boksin modern

Holyfield po ashtu ka folur për gjendjen e tanishme të boksit dhe stilet e ndryshme që ai ka parë.

“Shoh shumë boksier që boksojnë me teori themelore dhe nuk mund të përmirësohen”, tha ai në qershor.

“Ata nuk do të jenë gjatë, edhe pse ata mund të fitojnë. Për të qëndruar gjatë në boks duhet të bëni përmirësime dhe të përshtateni”.

“Boksi amator ishte shumë i mirë  nga i cili unë dhe Mike Tyson dolëm. E keni Lennox Lewis dhe tërë ata djem të cilët bënë përshtatje për shkak se ne të gjithë kishim stile të ndryshme”.

“Kush kishte menduar që Mike Tyson do të jetë në gjendje të bënte goditje me apërkat tek një person i gjatë dy metra. Ai ishte në gjendje për të bërë gjëra që tregonin së gjatësia nuk e bën dallimin. Ai ka mposhtur disa burra të mëdhenj”. 

(Kosova Sot Online)