Derbi i javës së dytë në Premier Ligë është gati

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 16:38
Derbi i javës së dytë në Premier Ligë është gati

Janë publikuar formacionet zyrtare në kryendeshjen e javës në mes të Chelseat dhe Evertonit

Të dy skuadrat nga Londra kanë fituar në ndeshjet e para. Chelsea e ka mposhtur Evertonin në udhëtim me rezultat të ngushtë 1-0 kurse Tottenham kanë deklasuar Southampton me rezultat 4-1 në stadiumin e tyre.

Tuchel ka bërë disa ndryshime sidomos në sulm për këtë ndeshje, ku Armando Broja nuk ka startuar as në këtë ndeshje.

Sulm i Chelsea sonte përbëhet nga: Mount, Havertz dhe Sterling.

Në anën tjetër, Conte nuk ka bërë shumë ndryshime dhe nga minuta e parë në sulm sonte prapë ka startuar Harry Kane me min-Son e Kulusevski. 


(Kosova Sot Online)