Bayern pret Wolfsburgun në Allianz Arena

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 16:55
Bayern pret Wolfsburgun në Allianz Arena

Janë publikuar formacionet e ndeshjes Bayern Munchen – Wolfsburg

Bayern Munchen do ta zhvillojë ndeshjen e parë para shikuesve të vetë në sezonin e ri të Bundesligës në Gjermani, ku do ta presin Wolfsburgun.

Ndeshja e dytë e Bayern vjen pas ndeshjes së parë ku bavarezët e demoluan Eintracht Frankfurtin duke e mundur me rezultat tenistik 1-6 javën e kaluar.

Munchen synon ta arrijë të njëjtin sukses edhe sonte ku nga minuta e parë në sulm kanë startuar treshja e frikshme: Mane, Gnabry dhe Musiala.

Edhe në këtë ndeshje transferi në mbrojtje i Bayern, De Ligt është në bankën rezervë.

(Kosova Sot Online)